Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Presidenti ukrainas thërret rezervistët: Ushtria të jetë në gatishmëri, nesër mund të zhdukemi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, thirri rezervistët ushtarakë të martën në mbrëmje, duke u bërë thirrje vendasve që të luftojnë për vendin e tyre përpara se ai të zhduket. Zelensky tha se qeveria e tij do të punojë për të “rritur gatishmërinë e ushtrisë ukrainase ndaj të gjitha ndryshimeve të mundshme në situatën operacionale”.

Në një kohë kur trupat ruse janë grumbulluar në kufijtë jugorë, lindorë dhe veriorë të Ukrainës, presidenti u ka kërkuar qytetarëve që të mos bëjnë panik. Në mbledhjen e rezervistëve, ai shtoi se rekrutimi i përgjithshëm nuk ishte ende i nevojshëm, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ai njoftoi gjithashtu një paketë “patriotizmi ekonomik” në përgjigje të kostove ekonomike të rritjes së tensioneve me Rusinë. Paketa përfshin stimuj tatimorë dhe një program stimulues për prodhuesit dhe bankat, pjesë e një përpjekjeje për të mbledhur bizneset për të qëndruar në Ukrainë.

Sipas vlerësimeve të fundit, ekonomia e Ukrainës po humbet deri në 3 miliardë dollarë në muaj si rezultat i krizës, një numër që ka të ngjarë të rritet pasi linjat ajrore ndërkombëtare anulojnë fluturimet mes shqetësimeve për një pushtim të plotë rus.

Presidenti Zelensky u kërkoi gjithashtu ukrainasve të luftojnë për lirinë e tyre, transmeton newsbomb.al.

“Ukrainasit janë një komb paqësor,” tha ai. “Duam qetësi. Por nëse sot heshtim, nesër do të zhdukemi. Përpara nesh qëndron puna e vështirë, çdo ditë, por ne jemi të përgatitur për të me besim në veten tonë, në vendin tonë, në fitore”.

Më shumë




spot_img








spot_img