Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Presidenti ukrainas kërkon vendosjen e ligjit ushtarak pas përplasjes me Rusinë

Lajme të ngjashëm

Konflikti luftarak mes Rusisë dhe Ukrainës në ngushticën Kerch pranë Krimesë ka shkaktuar rritjen e tensioneve mes dy vendeve.

Ukraina akuzon ushtrinë ruse se ka sulmuar disa anije që kanë tentuar të kalojnë në këtë ngushticë duke shkaktuar edhe të plagosur. Sakaq, mediat ndërkombëtare raportojnë se Ukraina është përgjigjur duke hapur zjarr.

Prej disa ditësh Rusia mban të bllokuar ngushticën e cila është një pikë strategjike dhe rruga e vetme për shumë anije tregtare drejt Detit të Zi.

Ndërsa presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka kërkuar nga Rada, parlamenti ukrainas, të votojë pro vendosjes së ligjit ushtarak ditën e nesërme.

Ligji ushtarak është vendosja e kontrollit të drejtpërdrejtë ushtarak të funksioneve civile të qeverisë, veçanërisht gjatë emergjencave të përkohshme si katastrofa të mëdha, pushtim apo në një tokë të okupuar. /Newsbomb.al


Më shumë