Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka anuluar fjalimin e planifikuar në Kongresin Amerikan.
Fjalimi virtual i Zelenskyt në Kongresin Amerikan ishte planifikuar të mbahej të martën, por u anulua në minutën e fundit, raporton BBC.
Presidenti i Ukrainës do t'i drejtohej Kongresit Amerikan përmes video-konferencës, për të nxitur lëshimin e një pakete të re për vendin e tij të shkatërruar nga lufta.
“Anulimi i paparitur nga presidenti ukrainas, ndoshi për shkak të një rasti që i doli në momentin e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.
Uashingtoni është furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin, pasi ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë që nga pushtimi rus në shkurt 2022.
Kongresi amerikan, i cili deri më tani ka miratuar paketa të mëdha ndihme ushtarake, humanitare dhe makroekonomike për Kievin, përbëhet nga dy dhoma. Republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një numër prej tyre kërkojnë që menjëherë të ndërpritet ndihma për Kievin.
Në Senat, ku demokratët janë në shumicë, republikanët e opozitës janë në favor të mbështetjes së Ukrainës. Për të miratuar ndihmën, republikanët po kërkojnë politika më të ashpra ndaj emigrantëve në kufirin me Meksikën, gjë që demokratët deri më tani kanë refuzuar ta bëjnë.