Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vizitoi kongresmenin amerikan, i cili u plagos dje në një sulm me armë zjarri.
Autori që qëlloi kongresmenin republikan, Steve Scalise dhe disa persona të tjerë, James Hodgkinsin, 66 vjeç, u vra nga policia në vendin e ngjarjes, ndërsa ka qenë pjesë e një grupi të quajtur “Shkarkoni Partinë Republikane”.
Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania ka kanë kaluar rreth gjysëm ore me kongresmenin Scalise, i cili vazhdon të jetë në gjendje kritike në një spital në Virxhinia.
Trump u bëri thirrje amerikanëve që të lënë mënjanë dallimet politike. “Jemi më të fuqishëm kur jemi të bashkuar dhe kur punojmë bashkë për të mirën e përbashkët”, tha Trump.