Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti Trump bashkë me zonjën e parë viziton zonat e përmbytuara nga uragani

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Corpus Christi të Teksasit dhe po informohet për situatën e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesë të këtij shteti dhe të Luizianës fqinje.

Presidenti po inspekton nga afër punën e qeverisë për të ndihmuar banorët që përballen me shkatërrimet e mëdha.

Është hera e parë që Presidenti Trump vihet në provë nga një fatkeqësi e madhe natyrore në fillimet e administratës së tij.

Presidenti po takohet me zyrtarë të Teksasit në qendrën e operacioneve të ndihmës në Austin. Ai shoqërohet nga zonja e Parë Melania dhe zyrtarë të tjerë.

Kongresmeni i Teksasit Blake Farenthold tha se kushtet në Houston nuk janë ende të përshtatshme që presidenti të shkojë atje, por është me rëndësi që ai të shohë me sytë e tij shkatërrimet, shkruan VOA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu