Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidenti thotë se Kroacia nuk do të dërgojë asnjë ushtar në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti thotë se Kroacia nuk do të dërgojë asnjë

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç thotë se vendi i tij nuk do të dërgojë ushtarë në rast të një konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën, Millanoviç ka thënë se si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, do të tërheqë të gjitha trupat nga fronti i NATO, deri tek ushtari i fundit kroat.

Ai tha se NATO po përpiqet të forcojë praninë e saj në lindje të Europës duke dërguar trupa dhe anije. “Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë”, vijoi ai.

Në të njëjtën kohë, Milanoviç u shpreh se ky synim nuk kishte asnjë lidhje me Ukrainën apo Rusinë. Vendimi, sipas tij, buron nga ato që ai i përshkroi si “prirje në politikat e brendshme të Shteteve të Bashkuara, të kryera nga Joe Biden dhe administrata e tij”.

"Për sa i përket çështjeve të sigurisë ndërkombëtare, unë mund të shoh mospërputhje dhe në fakt sjellje të rrezikshme," tha ai.

Milanoviç përmendi gjithashtu kundërshtarët e tij politikë - Ministrin e Jashtëm Gordan Grlic-Radman, Ministrin e Mbrojtjes Mario Banozic dhe Kryeministrin Andrej Plenkoviç.

"Grlic-Radman dhe Banozic janë të lirë të shkojnë në Bruksel. Sa i përket ushtrisë kroate, Kroacia nuk do të marrë pjesë. Asgjë nuk do të ketë. Plenkoviç mund të kërcënojë Rusinë sa të dojë. Kroacia duhet të largohet nga ky lloj zjarri”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.