Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Presidenti që po lind “i vdekur”!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

A e keni vënë re që prej disa ditësh nuk ka më lajme për zgjedhjen e presidentit të ri? Tashmë zgjedhja e presidentit nuk përbën më lajm, a thua se presidenti u zgjodh!

Në fakt u zgjodh! Thjesht emri i tij nuk është bërë ende publik.

E zgjodhi ai që vendos për çdo gjë në këtë vend. Dhe mirë bëri. Bëri mirë sepse ndaloi një konsum energjish të kotë të shqiptarëve të “dalldisur”, të cilët në mos kishin ambicie personale për president, ishin të përfshirë në një garë të ethshme dëshire që të ishin ata të parët që propozonin presidentin e ardhshëm.

Nuk është rastësi që jemi këtu ku jemi. Jemi këtu prej nivelit të ulët arsimor, kulturor dhe botëkuptimor. Pak e kanë kuptuar që fushata popullore për përzgjedhjen e një emri për postin e kryetarit të shtetit, ishte gracka e radhës e kryeministrit. I vetëdijshëm që shqiptarët “vdesin” për këtë lloj lotarie, ai i lejoi ata që për gati një muaj të tërë të harronin zullumet e qeverisë dhe të “harboheshin” televizioneve dhe rrjeteve sociale, duke dashur të lërë të kuptohet se ai vetë ishte në favor të një procesi gjithëpërfshirës dhe se nuk do të kishte rol diktues në këtë proces.

E shtrënguar nga kohët kushtetuese të procedurës, lotarisë i erdhi fundi! Me anë të një procesi po aq qesherak sa “harbimi” popullor, me tre emra në zarfa të mbyllur, kryeministri lau duart si Ponc Pilati. Kandidatët e “shortlistuar” ishin produkt i vullnetit të lirë të deputetëve të maxhorancës. Për të mos mbajtur peng kuriozitetin e shqiptarëve, por sidomos për të qetësuar të tijtë, i Madhi zbuloi edhe “identikitin” e presidentit të ri. Dhjetëra kandidatë të vetëshpallur apo të propozuar nga friendsat në Facebook, e mblodhën mendjen që as këtë radhë nuk do të ulen në karrigen më të lartë të shtetit. Bashkë me ta e mblodhën mendjen edhe një aradhë politikanësh karriere, kryesisht socialistë, të cilët mendonin se kishin fituar besimin e të Madhit. Duket sikur edhe populli i angazhuar në këtë proces e kuptoi që gjithçka ishte e kotë dhe tashmë i është kthyer përditshmërisë së lodhshme, me çmimet që rriten e të ardhurat që ulen.

Është për të ardhur keq, por një pjesë e jo e vogël e qytetarëve me siguri mendojnë se Presidenti është më i rëndësishëm sesa Kryeministri për punët e një vendi. Të shumtë janë edhe ata që nuk janë tërësisht të vetëdijshëm për funksionet dhe rëndësinë reale që ka Presidenti në Shqipëri. Shumë pak e kuptojnë se me gjendjen aktuale të politikës, me ligjet kushtetuese që ndikojnë në këtë proces dhe me numrat në parlament, presidenti i ri do të jetë një zgjatim i pushtetit të maxhorancës, një vasal (ndoshta) karizmatik i të Madhit.

Edhe zgjedhja e Presidentit të ri nuk do të sjellë asnjë ndryshim, sepse ai pritet të lindë “i vdekur”. Ndryshimi do të vijë kur ne shqiptarët të kuptojmë se presidentin e zgjedh kryeministri, kurse kryeministrin e kanë pas zgjedhur shqiptarët. Tashmë nuk e zgjedhin dot më. E vendos ai vetë nëse do të qëndrojë apo do të largohet! Kështu ka thënë, apo jo?

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img