Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Putin uron Bajram Begajn: Shëndet dhe suksese në detyrën e lartë shtetërore!

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Mesazhin e shpërndan Ambasada e Rusisë në Tiranë dhe zbardh urimin.

"Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore", thuhet në njoftim.

Bajram Begaj u zgjedh President i Shqipërisë më datë 4 qershor, me 78 vota PRO. Ai do ta marrë detyrën më datë 24 korrik, kur mbaron zyrtarisht dhe detyra e presidentit aktual Ilir Meta. Urimet dhe takimet e para të Begaj me paraardhësit e tij kanë nisur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll