


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë juridiksionin e tyre në gjithë botën, derisa ka akuzuar Uashingtonin për rrezik të nisjes së luftërave tregtare dhe atyre të vërteta.
Gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, Putin bëri një deklaratë përsa i përket synimit të amerikanëve që të sundojnë në të gjithë botën nëpërmjet influencës tregtare.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping ndërsa konferenca është injoruar nga ambasadori amerikan në Rusi, në shenjë proteste ndaj arrestimit të amerikanit, Michael Calvey, themelues i një kompanie investimesh me bazë në Moskë, nën akuza që nga kritikët konsiderohen të pabaza.