Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti pret në zyrë raportuesen për Shqipërinë në PE, Begaj zbardh diskutimet

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti pret në zyrë raportuesen për Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ditën e sotme ka pritur në një takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Pas takimit Presidenca ka publikuar disa foto ku krah tyre zbardh se për çfarë u diskutua në takim. Biseda u fokusua në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Begaj theksoi së është shumë e rëndësishme të shikohet e kaluara, të vlerësohet e tashmja dhe të punohet për të ardhmen. Nga ana tjetër, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Santos, vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë.

Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.

Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë do të nxiste pozitivisht investimet e huaja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese