Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Presidenti Nishani dhe zonja e parë në Paris: Homazhe për viktimat e sulmeve terroriste

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bujar Nishani, i shoqëruar nga zonja e parë dhe delegacioni i tij, ka bërë homazhe bulevardin “Volter” për të nderuar viktimat e sulmeve tërroriste të 13 nëntorit.

“Shfrytëzuam rastin për të qenë të pranishëm këtu ku akti barbar tregoi se jo vetëm Parisi, jo vetëm Franca, por mbarë bota është solidare me këtë vend, të gatshëm për të reaguar në mënyrë të përbashkët ndaj këtyre krimeve makabre dhe për të treguar se liria është mbi gjithçka dhe se bota e qytetëruar nuk do të mundet dhe nuk do të dorëzohet përpara asnjë akti, asnjë grupi dhe asnjë veprimi që synon të thyejë civilizimin, të ndryshojë mënyrën e jetesës sonë, e cila funksionon mbi bazën e lirisë”, tha Nishani.

“Liria do të mbetet gjithmonë e shenjtë dhe padyshim bota e civilizuar do të shkojë gjithmonë e më përpara. Nderim të përjetshëm kujtimit të atyre viktimave, të cilët e jetonin jetën e tyre në lirë, e jetonin jetën e tyre ashti siç e dëshironin dhe besoj se Franca, Parisi dhe e gjithë bota e civilizuar do të vazhdojë ta jetojë jetën në liri dhe në civilizim të plotë”, shtoi Presidenti.

Më shumë

spot_img
spot_img