Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
5.7kmh
90 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenti Meta vlerëson si “Martir të Demokracisë” Isahak Toros Shahnaian: Bir i denjë i popullit armen, shembull i qëndresës antikomuniste

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Titullin “Martir i Demokracisë” Isahak Toros Shahnaian. Një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes dhe të qëndresës ndaj diktaturës komuniste.

“Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës”, shkruan Meta.

Njoftimi i Presidencës:

Në vlerësim për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealeve për liri, demokraci, shtet të së drejtës dhe dinjitet njerëzor, si dhe për kontributin e vyer si veprimtar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e kauzës të ish-të dënuarve politikë, vlerësova me Titullin “Martir i Demokracisë”, një prej shembujve më të spikatur të përndjekjes, por dhe të qëndresës së admirueshme ndaj diktaturës komuniste, Isahak Toros Shahnaian.

Bir i denjë i popullit armen, të cilin dallgët e jetës e kishin sjellë familjarisht në trojet tona, kalvari i vuajtjeve të tij filloi në moshën 17 vjeç për t’u dënuar tri herë rresht për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisje, duke u konsideruar një nga legjendat e gjalla të qëndresës kundër diktaturës.

Vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë,  për të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë.

Kemi ende shumë për të bërë si shoqëri, për rivlerësimin dhe rikuperimin shpirtëror, kulturor, por edhe ekonomik dhe financiar të kësaj shtrese, në mënyrë që edhe shpirti i viktimave të pafajshme të gjejë paqen në përjetësi, por edhe që krimet dhe terrori që përjetuam për dekada kurrë më të mos lejohet të përsëritet mbi këtë tokë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img