Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Presidenti Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3f081bc58a61f2bb3deb9c3e9bec52af

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij sot në Shkodër, ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës. Sipas Metës, kjo organizatë është një shembull humanizmi dhe kontributi të gjithanshëm fisnik, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Në këtë ditë të bukur, me diell dhe ngrohtësi në Shkodër, pata sot kënaqësinë të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Organizatën Shqiptare të Urdhrit të Maltës, një shembull rrezatues solidariteti, humanizmi dhe kontributi të gjithanshëm fisnik, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

E dalluar për 25 vite në emergjencat civile, duke filluar me pritjen e vëllezërve kosovarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, më vjen mirë të konstatoj shërbimin humanitar të saj edhe në situatën aktuale tepër kritike të COVID-19, duke ndihmuar me maska, terapi, makineri oksigjeni, por edhe me ushqime rreth 400 qytetarë në nevojë.

Të jesh në shërbim të më të varfërve është akti më sublim për të treguar dashurinë ndaj njeriut, por edhe përkushtimin ndaj Zotit”, shkruan Meta.

Në këtë ditë të bukur, me diell dhe ngrohtësi në Shkodër, pata sot kënaqësinë të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nënë…

Posted by Ilir Meta on Saturday, February 6, 2021

Më shumë

spot_img
spot_img