Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ai uroi besimtarët që Zoti t’ua shpërblejë sakrificat që kanë bërë gjatë kësaj periudhe, teksa tha se kjo festë na fton sot të kuptojmë thelbin e solidariteit, dhe sidomos të jemi më pranë vëllezërve dhe familjeve që janë në kushte më të vështira.
“Ishte kënaqësi të vizitoja sot kreun e KMSH-së, dhe t’i uroja të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë të gjitha sakrificat që kanë bërë gjatë kësaj perudhe dhe uroj paqe, shëndet, mbarësi në familjet e tyre. Është një festë e mrekullueshme e cila na fton sot të kuptojmë thelbin e solidariteit, dhe sidomos të jemi më pranë vëllezërve dhe familjeve që janë në kushte më të vështira”, u shpreh Meta.