Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenti Meta viziton artistin Sali Shijaku, kalon mbrëmjen në shtëpinë e tij: Dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43270911a448d0d606fa98fe0b988002

Presidenti Ilir Meta ka qenë dje në shtëpinë e artistit të njohur Sali Shijaku, ku siç thotë ka kaluar një mbrëmje mbresëlënëse. Meta shkruan se ka biseduar me Sali Shijakun rreth natës së 7 tetorit 1942, dhe në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët.

“Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.

Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli. I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img