Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
55 %
2.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Presidenti Meta uron Vjosa Osmanin: Jam i bindur se do të shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri, i gatshëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për detyrën e saj të re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i bindur që Osmani do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, ndërsa shprehet i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urimet më të sinqerta Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.

Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës”, shkruan Meta.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img