Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
58 %
3.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
21 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Presidenti Meta uron Pashkët katolike: Të ndarë fizikisht, por afër shpirtërisht! Ditë më të mira na presin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar festën e Pashkëve katolike, duke i uruar të mira, shëndet dhe mbarësi çdo shqiptari.

Pavarësisht se pandemia na ndau fizikisht, ne jemi afër dhe pranë njeri-tjetrit shpirtërisht, thotë Kreu i Shtetit.

Meta apelon për më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë, teksa i uron shërim të shpejtë gjithë personave të prekur me covid-19, të cilët janë duke kaluar një oeriudhë tepër të vështirë.

Shënimi i plotë

Të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë, motra e vëllezër shqiptarë kudo ndodheni: GËZUAR NGA MOT PASHKËN!

Drita e Hyjit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet Tuaja!

Pandemia, për të dytin vit, na detyron të kremtojmë larg njëri-tjetrit fizikisht, por shumë më afër shpirtërisht, këtë festë të shenjtë dhe frymëzuese, që lajmëron triumfin e jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen, të dritës dhe të shpresës mbi errësirën dhe dëshpërimin, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë dhe gënjeshtrën, të humanizmit e dhembshurisë mbi babëzinë dhe arrogancën.

Me besimin në Zot dhe në solidaritet me njëri-tjetrin kemi gjetur forcën dhe kurajën për të kapërcyer sprova të panumërta në këto kohë të vështira. Jemi përpjekur të jemi më bashkëpunues për të ndërtuar një të nesërme më të mirë, më të paqtë e të begatë për njerëzit në nevojë dhe për të ardhmen e sigurt të popullit dhe të Shqipërisë tonë.

Duke ju bashkuar lutjeve Tuaja për shërim sa më të shpejtë të të afërmve të prekur nga pandemia, kemi ende nevojë të tregojmë më shumë vëmendje veçanërisht ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve dhe të moshuarve, të cilët meritojnë më shumë mbështetje, ndihmë konkrete, përkrahje dhe dashuri më të madhe prej nesh.

Vendi ka nevojë për shpresë, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt, siç na porositi Papa Françesku gjatë vizitës së Tij historike në Tiranë.

Drita, që lind sot jam i bindur se do të ndezë edhe më shumë shpresën dhe kurajën në zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari, për të mposhtur me besim në Zot të keqen, kudo ndodhet dhe në çdo formë që shfaqet.

Ditë më të mira na presin dhe do të vijnë patjetër!

Mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia mbizotëroftë tek çdo familje!

GËZUAR PASHKËT!

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img