Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Meta uron Natën e shenjtë të Kadrit: Besimi më i mirë është tek durimi

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta uron Natën e shenjtë të Kadrit: Besimi më i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në këtë natë të shenjtë, në Natën e Kadrit.

Me anë të një shënimi në Facebook, Meta kujton fjalët e mençura të profesit Muhamed, i cili ka thënë se “besimi më i mirë është tek durimi”.

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!”, shkruan Meta.

Urimi i plotë

"Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj".

Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!

Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.