Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Meta uron 5 Majin me foton e Qemal Stafës: Sot është dita e tij, dhe e mijëra të rinjve e të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta  uron 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Ai publikon foton e Qemal Stafës dhe thotë se sot është dita e tij, dhe e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për Lirinë e vendit.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan Meta dhe ndan foton e mëposhtme.

Kujtojmë se, Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll