Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Meta takon krerët e KMSH-së, uron Fitër Bajramin: Sakrificat të na shërbejnë të gjithëve për një shoqëri me njerëzore! Gazetarët e pyesin për shkarkimin

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta takon krerët e KMSH-së, uron Fitër Bajramin:

Presidenti Ilir Meta ka qenë paraditen e sotme në zyrtar e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku është takuar dhe ka uruar udhëheqësit dhe besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e Komunitetit Mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit. Duke i uruar të gjithë besimtarët por dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë. Për të shprehur mirënjohjen për ndihmën që ata kanë dhënë për të sëmurët dhe ata që ishin në vështirësi.

Këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore dhe më në paqe”, tha Meta për mediat. Më tej, gazetarët e pyetën dhe për procesin e shkarkimit të tij, por ai e kaloi përgjigjen duke qeshur.

“Vazhdojmë festën, mbarësi dhe gëzime të gjithëve”, tha Meta dhe u largua.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu