Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Presidenti Meta takohet me Kryeministrin hungarez: Një takim i frytshëm me një mik të veçantë; ja çfarë u diskutua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri, Viktor Orban. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën me dije se ky takim ka qenë i frytshëm  dhe është shprehur i lumtur se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.

Ndër të tjera Meta bën me dije se gjatë këtij takimi është diskutuar për të thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.

“Një takim i frytshëm me një mik të veçantë, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.

E falenderova me mirënjohje për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva, që i ka dhënë Shqipërisë, për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Vlerësova angazhimin e Qeverisë së Tij për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve tona, si dhe theksova vullnetin e Shqipërisë për t’i shndërruar në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë ato politike.

I lumtur, që vitin e ardhshëm do të festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse dhe të prekshme për qytetarët tanë”, shkruan Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img