Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Presidenti Meta reagon për sulmin kibernetik: Kompromenton punën e shtetit, të merren masa të menjëhershme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta thotë se situata e krijuar pas bllokimit të sistemeve qeveritare nga sulmet kibernetike, është tepër e rëndë dhe krijon vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët dhe bizneset. Ai vë në dukje se ka kërkuar marrjen e masave në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti”, shkruan Meta teksa bën apel të merren masa të menjëhershme.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

E vlerësoj tepër të rëndë situatën e krijuar si pasojë e bllokimit të shërbimeve publike online, që ka krijuar vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët, bizneset dhe për shumë veprimtari të tjera të lidhura me këtë sistem.

Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla.

Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti.

Apeloj marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës, për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Më shumë




spot_img








spot_img