Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Presidenti Meta publikon SMS-të me Belind Këlliçin: Nuk ma hapi telefonin, i thashë mos e humbni kontrollin e protestës (Dënon të dyja palët për 8 Janarin)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sot të dyja palët për dhunën e ushtruar në selinë e PD më datë 8 Janar. Ai ka publikuar disa sms që ka shkëmbyer me Blelind Këlliçin, deputet i PD i reshtuar krah Berishës, ku i ka kërkuar që të mos humbnin kontrollin paqësor të protestës.

“Të shtunën në orën 10.24, kur kam parë makinat në oborrin e PD, e vlerësova si një moment provokativ. Për këtë qëllim e kam marrë në telefon zotin Belind dhe nuk ma ka hapur. Pastaj më tha se Zoti President isha në një mbledhje me të rinjtë.

Në orën 11.10, 20 minuta para se të hapej dera, i them mos humbni kontrollin paqësor të protestës. Po më thotë”, ka thënë ndër të tjera Ilir Meta.

Më pas, ai ka dhënuar dhunën e të dy palëve, ata që ishin brenda selisë dhe ata që ishin jashtë.

“Presidenti dënon dhunën dhe kjo ka qenë nga të dyja anët. Dhe kjo është evidente. Kemi parë dhunë të protestuesve ndaj dyerëve të blindudra, shumë e gabuar se s’ke pse e dëmton derën. Por kemi parë dhe një dhunë tjetër. Nga zyra e katit të dytë, me shkop bejsbolli ndaj qytetarëve.

Të dyja janë të rënda, të papranueshme.

Kemi parë në emsionin live që nuk ka dyer të blinduara. Çfarë janë këto këtu (tregon me foto dyert e blinduara në PD). Kemi parë nga një palë që vetëm shkarkon dhe përjashton. Deputetë, kryetar, shkarkohet FRPD-ja. Pala tjetër fton, kërkon përpjekje për negociata”, shtoi Presidenti.

Ilir Meta lexoi dhe një qëndrim të tijin, formal mbi ngjarjen

Si President, 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar, por është një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh dhe vitesh në sytë e shqiptarëve. Thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë.

Nuk dua të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD. Por si President jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktin e panevojshëm, që duhet të ketë vetëm një zgjedhje: Respektimin e votës së lirë dhe garantimin e fraksionit.

Përdorimi i forcës është i papranushëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrimin e personave me precedentë brenda godinës së PD, kërkojnë përgjigje. Pra, kur të gjithë e kanë të qartë se përdorimi i dhunës nuk do të jetë mekanizmi për marrjen e pushtetit, po kaq i dënueshëm është dhe mbajtja e pushtetit, godinave duke shmangur ballafaqimin me votë të lirë.

Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv. Si është dorëheqja i rojes për të mos qenë dëshmitar i dhunës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img