Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Presidenti Meta publikon kallëzimet ndaj shefit të Komisariatit: Ngjarja e rëndë e Divjakës mund të ishte parandaluar, Shqipëria nesër në referendum kundër dhunës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale denoncimet që janë bërë ndaj shefit të komisariatait Divjakë, i cili akuzohet se ditën e sotme dhunoi një aktiviste të Partisë Demokratike.

Në faqen e web-it “krimizgjedhor.com” thuhet se Altin Shehu është denoncuar 4 herë në Prokurorinë e Lushnjes, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Meta thotë se ngjarja e rëndë e sotme në Divjakë mund të ishte parandluar nëse kallëzimet do të ishin hetuar në kohë, ndërsa shprehet se Shqipëria nesër do të jetë në referendum kundër dhunës.

“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”, shkruan Meta.

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe…

Posted by Ilir Meta on Saturday, 24 April 2021
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img