Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve 

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

915687cfea90a21b2df268a43180366e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe dy popujve tanë, duke vënë theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të investimeve shumë të mirëpritura hungareze në Shqipëri.

Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Szijjártó, për qëndrimin mbështetës të Hungarisë për proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vendit të tij në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu falenderimet për mbështetjen e vyer të Hungarisë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img