Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Presidenti Meta parlajmëron Ramën dhe Bashën: Bëhuni gati për ballafaqimin e parë, koalicionit "bravo-brava" do t'i recitoj poezi

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta parlajmëron Ramën dhe Bashën: Bëhuni gati

Presidenti Ilir Meta paralajmëron Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se shumë shpejt do të ketë ballafaqimin e parë me ta. Madje, para gazetarëve tha se do i recitojë një poezi koalicionit "bravo-brava", një poezi që siç pohoi e ka bërë vetë "shefi".

"... të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do ti recitoj poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni, “ina-ina” pas zgjedhjeve dhe garës së parë”, tha Meta ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata e Ilir Metës:

Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë ose për të më paraqitur si të përfshirë në gara të mëparshme. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje sepse i takoj bashkinë së Tiranës. Por, si çdo marrë fund koha e gallatave me borxhet për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë ndaj pronarëve. Ajo gjuhë që përdoret për të blerë ishullin e vetëm është gjuhë e përditshme ndaj pronarëve.

Kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar. Nuk kam marrë pjesë në ndonjë garë. Kam qenë në garë për të mbrojtur kushtetutën.

Por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar që kam recituar poezi. Unë do të marr pjesë në gara, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do ti recitoj poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni, “ina-ina” pas zgjedhjeve dhe garës së parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll