Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
34 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Presidenti Meta nuk dekreton privatizimin e Butrintit: S’është konsultuar me qytetarët! Cënon interesat e shtetit shqiptar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij.”

Kjo është një nga arsyet për të cilat presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për privatizimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjithashtu, kreu i shtetit thotë se kjo nismë nuk është kosnultuar me qytetarët dhe ekspertët  që kanë njohuri të thelluara për këto zona.

albsig

spring

Privatizimi i Butrintit u shoqërua me debat në Kuvend, me opozitën që ishte kundër dhe kërkoi moskalimin e ligjit, ndërsa socialistët në shumicë votuan pro. Disa aktivistë të shoqërisë civile i shkuan në zyrë Metës dhe kërkuan kthimin e ligjit, e mesa duket rezultati ka ardhur.

Arsyet e rikthimit të marrëveshjes:

Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;

Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;

Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;

Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;

Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;

Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;

Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img