Hapësire reklamuese

Sporti

Presidenti Meta në stadium i sjell fat Teutës: I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar

Shkruar nga Newsbomb
Foto e publikuar nga Presidenti Meta ne stadiumin Niko Dovana

Ilir Meta ka qenë i pranishëm në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës për të ndjekur sfidën Teuta-Beitar Jeruzalem, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Europa League.

Meta duket se i ka sjellë fat sot ekipit durrsak, që e nisi ndeshjen si jofavorit në letër, por fusha e blertë tregoi të kundërtën.

Presidenti Meta ishte i shoqëruar nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe deputeti i PS Fidel Ylli dhe nga presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu.

I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese”, shkruan Meta krah fotos që poston.

118597756_3293432270703023_3960903809711803125_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu