Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Presidenti META nderohet me titullin më të lartë nga Princi i Monakos (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

04c30e38f5b311b598ee9498c67aab4b

Presidenti Ilir Meta dekorohet me titullin më të lartë të Principatës së Monakos.

Princi i Monakos Alberti II jep ‘’Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit’’ kreut të shtetit shqiptar. Meta e konsideron këtë nderim si përpjekje për të forcuar marrëdhëniet bilaterale midis Shqipërisë dhe Monakos.

Mesazhi i Presidencës pas takimit me Princin Alberti III të Monakos:
Pasi u prit me nderime të larta shtetërore, Presidenti Meta dhe Princi Albert II zhvilluan një takim mjaft konstruktiv.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike, konkretizimi i mëtejshëm i projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimi i fushave të tjera të bashkëpunimit, ishin në qendër të bisedimeve mes Presidentit Meta dhe Princit Alberti II.

Të dy autoritetet e larta vlerësuan se Shqipëria dhe Principata e Monakos janë të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve.

Pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të Tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në përfundim të vizitës zyrtare, Presidenti Meta vizitoi një nga qendrat më të rëndësishme shkencore të Principatës, Muzeun Oqeanografik.

alberti.jpg

likja.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img