Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenti Meta ndan fjalët e Papa Françeskut: Hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka bërë pak më parë një postim në rrjetet sociale. Kreu i shtetit shpërndan fjalët e Papa Françeskut, të cilat ai i ka mbajtur në audiencën e sotme.

Shkruan Presidenti Meta:

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: “FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img