Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të publicistit Dalip Greca: Kontribuoi në forcimin e ndërgjegjes kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe kryeredaktorit të gazetës Dielli, Dalip Greca.

Meta shprehet se Greca pati një kontribut të vyer në forcimin e ndërgjegjes kombëtare, ruajtjen e traditave dhe kulturës së shqiptarëve të Amerikës.

Mesazhi i Metës:

Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit të mirënjohur shqiptar në SHBA, publicistit dhe kryeredaktorit të gazetës shekullore ‘Dielli’, organ i Federatës Panshqiptare ‘Vatra’, Dalip Greca.

Me një kontribut të vyer për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, ruajtjen e traditave dhe kulturës të shqiptarëve të Amerikës, si dhe për devotshmërinë e dëshmuar për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve tanë, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve, vatranëve dhe komunitetit të dashur shqiptaro-amerikan.

Të prehet në paqe!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.