Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Presidenti Meta me arbëreshët në Siçili: Vatër e dashurisë për identitetin kombëtar, të bëhet pjesë e UNESCO-s

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka vizituar Santa Cristina Gela, bashkësinë e vogël dhe më e re arbëreshe në Rajonin e Siçilisë. Ai thotë se kjo është një vatër e rëndësishme e dashurisë për identitetin kombëtar, ku mbahen të gjalla figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kultura, gjuha, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe, që trashëgohen brez pas brezi.

“Kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane e botërore, urë e rëndësishme lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s”, shkruan Meta ndër të tjera dhe ndan foto nga vizita.

albsig

spring

Shkruan Presidenti Meta:

Santa Cristina Gela, ndonëse bashkësia më e vogël dhe më e re arbëreshe e themeluar në Rajonin e Siçilisë, është një vatër e rëndësishme e dashurisë për identitetin tonë kombëtar, ku mbahen të gjalla figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kultura, gjuha, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe, që trashëgohen brez pas brezi.

Kënaqësi të takohesha përzemërisht me përfaqësues të këtij komuniteti, me autoritetet lokale dhe me Kryebashkiakun, Giuseppe Cangialosi, të cilët i përgëzova për përkushtimin për mbajtjen gjallë të këtyre vlerave dhe edukimin me to të gjeneratave të reja.

Kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane e botërore, urë e rëndësishme lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Por duhet përkushtim nga të gjitha autoritetet e të dy vendeve tona për mbrojtjen e këtyre vlerave, në veçanti për të forcuar lidhjen e të rinjve me rrënjët e tyre kombëtare, si një mundësi për të ndalur  shpopullimin, një fenomen tragjik që ka prekur shoqëritë dhe të dyja vendet tona.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img