Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”: Cënon Kushtetutën, është shkelur ligji në mënyrë flagrante

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas Metës, nga shqyrtimi i parashikimeve të këtij ligji, në raport dhe me atë që deklarohet se synohet të arrihet, vërehet se ka një mospërputhje të parashikimeve të tij, jo vetëm me kuadrin ligjor në fuqi, por edhe vetë mënyra se si është konceptuar funksionimi, organizimi dhe kompetencat e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Presidenca arsyeton se këto kompetenca vetëm sa shtojnë dhe rëndojnë burokracinë e administratës shtetërore, në cenim të hierarkisë së normave të zbatueshme, duke krijuar konfuzion mbi organet që mund dhe duhet të ushtrojnë autoritetin kontrollues ndaj veprimtarisë së organeve të tjera të administratës dhe duke lënë apo krijuar kështu hapësira për presion ndaj administratës shtetërore në përmbushjen e funksioneve sipas ligjit.

Vlerësohet se, ky ligj në tërësinë e tij:

– Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

– Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

– Bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

– Bie haptazi ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.

Arsyet e Kthimit te Ligjit nr.107 by Newsbomb Albania on Scribd

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img