Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Meta kritikon mediat për deformimin e përgjigjeve të tij: Më shumë respekt për të vërtetën!

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta kritikon mediat për deformimin e përgjigjeve të

Presidenti Ilir Meta ka publikuar paraditen e kësaj të marte përgjigjet e 72 pyetjeve për Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, këto përgjigje janë interpretuar ndryshe nga disa media dhe [për herë të parë presidenti Meta ka zgjedhur të reagojë duke i quajtur "lajme të rreme".

"Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, disa media, me qëllim disinformojnë hapur, duke gënjyer ditën për diell lexuesit e tyre, për përgjigjet e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese", ka shkruar Meta në reagimin e parë.

Edhe pas këtij reagimi, disa media kanë vazhduar me deformimin e përgjigjeve të Presidentit, ndaj Ilir Meta ka reaguar përsëri dhe ka kërkuar "më shumë respekt për fjalën e lirë", duke u treguar qytetarëve se bëhej fjalë për dezinformim dhe lajme të rreme.

"Disinformimi, një nga tiparet kryesore të çdo regjimi fashist dhe kleptokrat! Pu pu pu! Shikoni çfarë lajmesh skandaloze u imponon Zyra FASHISTE e Propagandës mediave, që janë nën shantazhet e regjimit më kleptokrat në kontinent, por që hiqet si më “proamerikani” në botë! Ç’mund të presësh nga “Zonja e Bilalit”, që për një foto ndryshoi gjininë dhe mori tjetrin në qafë?!", shkroi në një reagim të dytë Ilir Meta.

Më poshtë ne po sjellim dy reagimet e Presidentit Meta:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.