Presidenti Ilir Meta ndodhet paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, për të kujtuar masakrën e 2 prillit 1991, kur në Shkodër u vranë nga regjimi komunist në ditët e fundit të tij Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
Meta shfaqet krah zyrtarëve dhe familjarëve të të vrarëve në Shkodër, dhe drejtuesve të Partisë Demokratike. Në krah të presidentit shihet demokrati Edi Paloka dhe drejtuesi i PD në Shkodër Helidon Bushati.
Të pranishmit kanë vendosur kurora me lule në memorialin në nder të 4 “Martirëve të Demokracisë”.
Presidenti Meta krah familjarëve dhe drejtuesve të PD në Shkodër, vendosin kurora me lule në memorialin për 4 ‘Martirët e Demokracisë’


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.