Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Meta “KËRCËNON” sërish: Paralajmërimi për prerjen e dorës duhet marrë seriozisht, kush prish festën e shqiptarëve do të bëhet KURBAN

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_410210" align="alignnone" width=""]Ilir Meta[/caption]

Presidenti Ilir Meta është shprehur se paralajmërimi i tij për prerjen e dorës së kujtdo që tenton të prekë votën e lirë duhet marrë seriozisht.

Ai tha se kjo nuk është një shaka, ndërsa shtoi se kushdo që do të tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës.

“Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëjj fushate per te mbrojtur Kushtetuten, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit.
Erdhi koha që shqiptarët të ndahen nga ky regjim "fake". Vota e lire do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky "intubim" i lirive dhe do t'i japë frymëmarrjen e munguar. Shqipëria duhet të dalë nga thonjtë e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit. Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës te kujtdo që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.