Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Presidenti Meta “KËRCËNON” sërish: Paralajmërimi për prerjen e dorës duhet marrë seriozisht, kush prish festën e shqiptarëve do të bëhet KURBAN

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9657500764b58e8dbbb87a6d7321bab5

Presidenti Ilir Meta është shprehur se paralajmërimi i tij për prerjen e dorës së kujtdo që tenton të prekë votën e lirë duhet marrë seriozisht.

Ai tha se kjo nuk është një shaka, ndërsa shtoi se kushdo që do të tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës.

“Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëjj fushate per te mbrojtur Kushtetuten, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit.
Erdhi koha që shqiptarët të ndahen nga ky regjim “fake”. Vota e lire do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar. Shqipëria duhet të dalë nga thonjtë e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit. Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës te kujtdo që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, tha Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img