Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Presidenti Meta i shqetësuar për zjarret, ministri Peleshi: Të pesë vatrat e sotme janë shuar!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta e quan alarmante përhapjen e zjarreve në disa zona të vendit dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin të gjitha masat e duhura dhe efektive për të ndaluar përhapjen e tyre. Sipas tij, strukturat operacionale duhet të jenë në gatishmëri.

“I bëj thirrje Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë për Mbrojtjen Civile dhe institucioneve të tjera përgjegjëse qendrore dhe vendore të marrin të gjitha masat e duhura efektive për të ndaluar përhapjen e zjarreve, fikjen e tyre dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme”, shkruan Meta ndër të tjera.

Ndërkohë, pak minuta më parë ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ky i fundit bën me dije se të pesë vatrat e zjarrit që janë raportuar ditën e sotme janë shuar dhe aktualisht në vend nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Të pesë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror.

Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri”, shkruan Peleshi.

Më shumë




spot_img








spot_img