Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Presidenti Meta i shqetësuar nga përplasja e policisë me biznesmenët në Vlorë: Dhuna ndaj grave është e papranueshme!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar ashpër ngjarjet episodike të mbrëmjes së djeshme në Lungomare të Vlorës, ku pati një përplasje mes policisë dhe disa biznesmenëve.

Këta të fundit ishin duke protestuar pasi kërkonin që orari i lejuar i muzikës në lokale të shtyhej më shumë se ora 22:00. Disa video qarkulluan, ku në njërën prej tyre dallohej një grua biznesmene e cila u prangos dhe u shoqërua në polici, mes britmave dhe ulërimave.

Meta i bën apel policisë që të sillet në lartësinë e detyrës së saj, duke dënuar dhunën e mundshme, kryesisht ndaj gjinisë femërore.

Shënimi i Ilir Metës

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img