Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenti Meta i jep “dritën jeshile” Kuvendit: Shqipëria del në tregun e Eurobondit, të përdoret me efikasitet për të mirën e vendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta njofton se i ka dhënë “dritën jeshile” Kuvendit për hyrjen në fuqi, menjëherë, të ligjit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit. Meta u bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj.

Meta në vijim të qëndrimeve të tij lidhur me nivelin e huamarrjes dhe borxhit publik, i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe Seancës Plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje:

– Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;

– Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit);

– Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik;

– Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

– Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;

– Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;

– Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues;

– Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;

– Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

– Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Letra e Presidentit të Republikës drejtuar Kuvendit by Newsbomb Albania on Scribd

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img