Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenti Meta i dërgon letër KQZ-së: Sulmi në FRD dhe përplasjet në Elbasan tregojnë sjelljen provokuese dhe të papërgjegjshme të mazhorancës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

02f6aee2ef862fde1aaeb77916c96cf7

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i ka dërguar një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në zyrat e FRD dhe në Elbasan.

Sipas burimeve, Meta thotë në letër se situata parazgjedhore është cënuar rëndë, ndërsa ngjarjet i konsideron si sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme të mazhorancës.

“Siç dhe jeni njohur me zhvillimet e fundit, përmes medias së shkruar, elektronike dhe vizive, situata politike parazgjedhore dhe klima e besimit ndërmjet forcave politike garuese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, është cenuar rëndë.

Përpos faktit të pasqyrimit në media të zhvillimeve të fundit në Tiranë dhe Elbasan, si President i Republikës, më duhet t`ju bëj dije mbi një situatë tërësisht të paligjshme, që ndodhi në selinë e Frymës së Re Demokratike, forcë politike kjo e cila u sulmua dhunshëm nga strukturat dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë.

Ky sulm, që u organizua dhe ekzekutua vetëm pak ditë më parë, në datën 12 mars 2021, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të FRD-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit 2021, bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës, bashkëjetesës që do të duhet të shoqërojë situatën, para, gjatë, dhe pas zgjedhore.

Ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”, mësohet të ketë shruar Meta në letër.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img