Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
4.6kmh
75 %
Die
11 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
16 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenti Meta i bën thirrje Komitetit të Ekspertëve: Shqipëria vendi me vdekshmëri më të lartë nga COVID-19, zbuloni pikat e dobëta dhe ndërhyni urgjentisht

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Komitetit të Ekespertëve të zbulojë dhe eleminojë urgjentisht pikat e dobëta që kanë bërë që Shqipëria të jetë vendi i parë në botë përsa i përket vdekshmërisë nga COVID-19.

Të dhënat janë publikuir nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa Meta kërkon që këto të dhëna të analizohen me përgjegjësi, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

“Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga #COVID19 sipas @IMFNeës  është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img