Tirana
few clouds
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
54 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Presidenti Meta homazhe për Saimir Hoxhën: Oficer hero që nuk meritonte kurrsesi të ndahej nga jeta, të mbështesim Policinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për oficerin e rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxha, i cili dje u vra nga dora kriminale e një 21 vjeçari. Babai i dy fëmijëve sapo ishte kthyer nga një operacion për shkatërrimin e një miniparcele me drogë, kur u qëllua për vdekje nga Aldi Rama.

“Është një moment i dhimbshëm që t’i japim lamtumirën e fundit një oficerit heto të Policisë, një prindi të shkëlqyer, nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai nuk meritonte kurrsesi të ndahej nga jeta. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit.

Kjo është një luftë që duhet bërë cdo sekondë dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Është momenti për të mbështetur dhe më shumë Policinë e Shtetit, për të mbrojtur të gjithë shoqërinë tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë që duhet të jetëojnë në një vend të sigurt dhe në një vend në paqe”, tha Meta ndër të tjera për mediat.

Më herët, Presidenti Meta i ka akorduar Saimir Hoxhës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, ndërsa Qeveria shqiptare e ka shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe sot do të përcillet për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img