Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Presidenti Meta: Familjet shqiptare janë goditur nga varfëria, Bordet i shërbejnë propagandës së Qeverisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta thotë se familjet shqiptare janë goditur nga thellimi i varfërisë dhe rritja galopante e çmimeve. Sipas tij, Qeveria nuk i ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij”, shkruan Meta.

albsig

spring

Shënimi i plotë i Presidentit Meta

Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve. Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes të kostos së jetës.

Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike. Misioni  i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaraten e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img