Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenti Meta e merr seriozisht dhe del në terren, i hyn ‘kokë e këmbë’ fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, dhe pse nuk kandidon për asnjë parti…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f2574fbb53adf890941c6928e0a6529

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në rolin e të parit të shtetit dhe ‘de jure’ jashtë çdo partie politike, duket se e ka harruar që nuk është më kreu i LSI, pavarësisht se partinë e trashëgon bashkëshortja e tij.

Fushata elektorale zyrtarisht fillon me 25 mars, një muaj para zgjedhjeve, por mesa duket për partitë politike nuk mjafton 1 muaj për të bindur shqiptarët se kë duhet të votojnë. Përpost kohës, nuk mjaftojnë as aktorët politikë dhe opozita “ka kërkuar” përforcime, tek Presidenti.

Ndoshta është hera e parë që një Kryetar Shteti del në terren dhe bën thirrje për votime masive në zgjedhje, pa nguruar të orientojë dhe votën, kuptohet nga opozita, PD-LSI.

Së fundmi ai ka qenë në Korçë, në një takim me të rinjtë atje, të cilëve u ka bërë apel që në 25 prill të dalin të votojnë pasi sipas tij, “kjo është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë”.

Më herët Meta ka vizituar dhe Vlorën, ku ka zhvilluar takime me të rinj e të moshuar, të cilëve u premtoi shumë ndryshim, sikur nesër vetë ai të kishte në dorë diçka. Mirëpo Shqipëria nuk është Republikë Presidenciale dhe roli, të drejtat apo detyrat e Presidentit janë të kufizuara.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img