Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi homazhe në Çorovodë, për ndarjen nga jeta të mjekut skraparli Muharrem Nonaj

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, kanë marrë pjesë sot në homazhet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur skraparli Muharrem Nonaj.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.

Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm”, shkruan presidenti Meta.

Kujtojmë se mjeku Muharrem Nonaj ndërroi jetë dy ditë më parë, pasi nuk e fitori dot betejën me Covid-19. Reagimet për të kanë qenë të shumta pasi u ka shërbyer qytetarëve të Beratit, Poliçanit dhe Skraparit deri në ditën e fundit.

Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve...

Posted by Ilir Meta on Wednesday, February 3, 2021

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll