Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Meta dekreton 3 ligje, nga ratifikimi i konventës së KE-së, te aderimi në dokumentet e BPP-së dbhe pjesëmarrja në programin e BE për Kërkimin dhe Inovacionin

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Meta dekreton 3 ligje, nga ratifikimi i konventës së

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje, të cilët kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ligji i parë është “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”, për të cilin Meta thotë se pjesëmarrja në këtë konventë , duhet të nxisë dhe rrisë integritetin, rendimentin, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike, të cilat duhet të respektojnë standartet më të mira në ushtrimin dhe realizimin e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e pandarë e të cilave është e drejta për informim.

Ligji i dytë ka të bëjë me aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, ndërkohë që ligji i tretë ka të bëjë me Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa - Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjet si më poshtë:

- Ligj nr. 45/2022 “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Bërja e Shqipërisë pjesë e kësaj Konvente dhe pranimi i parimeve që sanksionohen në të, duhet të nxisë dhe rrisë integritetin, rendimentin, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve publike, të cilat duhet të respektojnë standartet më të mira në ushtrimin dhe realizimin e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e pandarë e të cilave është e drejta për informim.

E drejta e aksesit në dokumentet administrative përbën një instrument për qytetarin për të mbikëqyrur veprimtarinë administrative, me qëllim promovimin e transparencës dhe luftimin e korrupsionit dhe administrimit të keq.

- Ligj nr. 46/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

Harmonizimi i rregullave për ofrimin e shërbimit postar ndërkombëtar, i shërben promovimit të zhvillimit të shërbimeve postare me cilësi, efikasitet dhe çmime të përballueshme nga përdoruesit me qëllim lehtësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve në vende të ndryshme të botës.

- Ligj nr. 47/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian Horizont Europa - Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin”.

Mbështetja e Bashkimit Evropian për programe të posaçme, veçanërisht për kërkimin dhe inovacionin, ndihmon Shqipërinë për t`u afruar me standardet europiane, forcimin e burimeve kërkimore, që padyshim ndihmojnë rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore e që kanë ndikim në forcimin e tregut të brendshëm, krijimin e lehtësive drejt qasjes në inovacion, nxitjen e kërkimit shkencor dhe bërjen e Shqipërisë pjesë e konkurrencës globale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu