Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Presidenti Meta dekreton 3 ligje, i jep “dritën jeshile” qeverisë për huatë me BERZH dhe kompaninë gjermane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka dekretuar 3 ligje, 2 prej të cilëve kanë të bëjnë me huatë që do të marrë Shqipëria nga BERZH dhe kompanisë gjermane “KfË”.

Gjithashtu Meta ka dekretuar edhe ligjin që , që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjet si më poshtë:

– Ligj nr.92/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”.

– Ligj nr.93/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.

– Ligj nr. 98/2021 “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ””.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img