Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Presidenti Meta dekreton 2 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, ja emrat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti , Ilir Meta, në datën 10 qershor 2022, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 2 anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Ai ka dekretuar emërimin e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

NJOFTIMI I PRESIDENCES:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në datën 10 qershor 2022, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, znj.Margarita Buhali dhe z.Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti Meta, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, dhe:

Me Dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022, ka vendosur që Margarita Buhali të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;

Me Dekretin nr. 13698, datë 14.06.2022ka vendosur që, Enton Dhimitri të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Së bashku me këto 2 (dy) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarëqë kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ky është një tjetër hap pozitiv drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë.  Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img