Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Presidenti Meta bën thirrje nga Shkodra: Të gjitha partitë të futen në zgjedhje, u ofroni qytetarëve alternativat më të mira!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje nga Shkodra që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit që do të mbahen në vend, për 6 bashkitë që janë aktualisht pa kryetarë, shkruan newsbomb.al. Ai ka ftuar dhe qytetarët që të marrin pjesë në votime sepse ky është një moment i rëndësishëm.

“S’duhet humbur mundësia për qytetarët që të tregojnë forcën e tyre, vullnetin e tyre, dhe të zgjedhin kandidatin më të mirë që do drejtojë bashkinë e tyre. Është një moment i rëndësishëm për të rivendosur institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje të përgjithshme, por përfshin disa bashki të rëndësishme.

Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh kanë të bëjnë me respektimin që duhet të kemi të gjithë ndaj votës së lirë. Unë i nxis të gjitha aktorët që të kenë reflektimin e duhur. Nuk ka asnjë shmangie të asnjë force politike, as të PS, as të PD, as të LSI, as të PR. Është një mundësi edhe për shoqërinë civile, edhe për grupet e interesit, edhe për qytetarët…

Presidenti merr informacion zyrtar për këto nga Këshilli i Ministrave dhe KQZ. Nuk ka pasur më parë informacion, dhe Presidenti ka bashkëpunuar me këto institucione menjëherë sapo është vënë në dijeni se s’ka pasur vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese. I ftoj të gjithë të japin alternativat më të mira në këto 6 bashki ku do votohet më 6 mars.

Ne këtu do të jemi. Në histori do të hyjë dy marsi”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img